“Dua të mbyll karrierën te Reali. Nuk kanë rëndësi paratë. Marrëdhënia me Perezin është si babai me fëmijën”, – u shpreh Sergio Ramos në konferencën për shtyp të kërkuar nga klubi.
E gjitha një gënjeshtër e madhe, pasi kapiteni nuk i ka aspak mirë marrëdhëniet me presidentin dhe donte të largohej drejt Kinës.
ESPN zbulon se ishte trajneri Zinedine Zidane që ndërhyri personalisht të ulte tensionet mes Ramosit dhe Perezit. Numri një i stolit ka shumë besim te kapiteni dhe nuk donte të privohej nga shërbimet e tij. 33-vjeçari është lider në fushë, por dhe në dhomat e zhveshjes.
Francezi foli personalisht me Ramosin dhe e bindi që të qëndronte të pakten dhe për një vit në “Bernabeu”. Spanjolli u bind dhe pranoi vendimin e klubit. Ai e kuptoi se Perezi nuk do ta lëshonte falas, prandaj krijimi i tensionit ishte i kotë.







