Ish-ylli i Real Madridit, Guti foli për “El Chiringuito” mbi të ardhmen e bankinës së klubit iberik, duke pasur parasysh lamtumirën e Carlo Ancelottit, i cili do të vazhdojë si trajner i Brazilit në fund të sezonit.
Ish-mesfushori shpjegoi se do të dëshironte ta shihte sërish Zinedine Zidane në krye të skuadrës së bardhë, ndërsa José Mourinho, tani te Roma, e hodhi poshtë si ide.
“Unë do të doja ta shihja Zidane në stolin e Real Madridit përsëri. Nuk e kuptoj pse ai nuk duhet të kthehet për herë të tretë. Ka trajnerë që mund të kenë më shumë eksperiencë në këtë stol edhe pas vitesh, sepse janë profile ideale, – pohoi Guti. – Mourinho? Ai nuk ka profilin e duhur, kur e shikoja lojën e tij me Real Madridin, ndonjëherë mërzitesha, kjo është e vërteta”.
Duke sponsorizuar rikthimin e francezit, Guti vazhdon më tej: “Nëse shikojmë rezultatet, Zidane është trajneri më i mirë që ka pasur Real Madridi në vitet e fundit. Ai e njeh klubin, njeh Florentinon, e di se si shkojnë gjërat në klub. Ai ka profilin e duhur për Real Madridin, si Ancelotti. Po kështu, mendoj se Xabi Alonso, gjithashtu e ka këtë lloj profili”.







