Mediaset

Zhvillime të reja te Reali, Antonio Conte mbërrin në Madrid

Duket se do të përfundojë në mënyrën më të keqe të mundshme ndarja e Realit të Madridit me trajnerin Julien Lopetegui.

Tekniku spanjoll që erdhi me shumë bujë, duke braktisur Spanjën një ditë para fillimit të Botërorit, nuk arriti që të kishte një aventurë të suksesshme te “Los Blancos”.

Humbja e sotme 5-1 me Barcelonën i lëkundi edhe më shumë pozitat e trajnerit Lopetegui, i cili sipas mediave spanjolle thuhet se do të shkarkohet në orët e ardhshme.

Ndërsa sipas asaj që bën me dije “Sportmediaset” në Spanjë ka mbërritur dhe trajneri Antonio Conte, i cili ditën e nesërme pritet të prezantohet te skuadra e Realit të Madridit.