Marrëveshja

Zhvillime të reja: Pas letrës që Trump i dërgoi Thaçit, Wess Mitchell flet me Vuçiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka biseduar sonte me ndihmësin e sekretarit amerikan për Evropë dhe Euroazi, Wes Mitchell për situatë në rajon.

Zyrtari amerikan, Mitchell ka thënë se është e rëndësisë madhore që të ulën tensionet dhe se dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në anën tjetër, sipas mediave serbe, Vuçiq ka thënë se Serbia gjithmonë ka dashur ta ruaj paqen dhe stabilitetit, si dhe arritjen e një marrëveshjeje kompromisi, transmeton Ballkani.info.

“Serbia do të jetë e përkushtuar të angazhohet për paqe dhe stabilitet edhe më tej”, ka thënë Vuçiq.

Të kujtojmë se sot, presidenti amerikan, Donald Trump i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit ku kërkon unitetit të spektrit politik kosovar që sa më parë të arrihet marrëveshja me Serbinë.

“Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër për marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë”, thuhet nder tjerash në letër. /Ballkani.info/