Bashkimi Evropian intensivisht po punon që të organizojë raundin e ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivelin më të lartë, ndërmjet presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kjo është bërë e ditur nga burime të tanjugut në Bruksel, shkruan Ballkani.info.

“Jo zyrtarisht, në Bruksel spekulohet se deri te takimi i ri në nivelin më të lartë mund të vihet ndoshta edhe në fund të kësaj jave, por deri më tash për këtë nuk ka asgjë konkrete dhe as konfirmime jozyrtare”, shkruan tanjug.

Thaçi dhe Vuçiq pritet të takohen në fund të javës në Paris, në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. /Ballkani.info/