Komisionet që ishin krijuar nga qeverisja e Agim Bahtirit, do të shkarkohen sot.

“Jepi zë” merr vesh se opozita ka siguruar numrat për të votuar shkarkimin e këtyre komisioneve dhe emërimit të komisioneve të tjera.

E emërimi i Komisioneve të tjera, i paraprinë shkarkimit të bordeve të kompanive publike.

Opozita synon që në borde të vendos krejt tjerë njerëz pas shkarkimit të anëtarëve aktualë.