Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka publikuar një video nga zhveshtoret e ekipit ku ai dhe lojtarët shihen duke dëgjuar këngën “Kreshtat e Kosovës”.
Ismet Munishi njihet si njëri ndër trajnerët më karizmatik në Kosovë.
Ai si brenda dhe jashtë fushës bën “show” dhe krijon gjithmonë momente që janë interesante për tifozët e Kosovës.
Munishi është shumë aktiv në Facebook dhe së fundi aty ka publikuar një video interesante.
I gjithë ekipi së bashku me trajnerin shihen duke dëgjuar këngë patriotike, konkretisht këngën “Kreshtat e Kosovës”.
Më poshtë keni videon e publikuar nga ai.







