Vuajtjet e kosovarëve

Zhvatja, tortura dhe nënçmimi i kosovarëve me viza po merr fund një herë e përgjithmonë (Video)

Pritjeve me muaj, milionave të shpenzuar e përgjigjeve negative për viza po i vije fundi.

Kosovarët nga 1 janari 2024 do të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen. Mirëpo një gjë e tillë, duket se është duke i ka dëmtuar vetëm agjencitë e vizave.

Për dallim nga pritjet e gjata para këtyre agjencive vite më parë, sot është parë numër i vogël i qytetarëve duke pritur para këtyre objekteve në Prishtinë.

Ballkani tentoi të marrë edhe një prononcim nga punonjësit aty, për të ditur se si do të vazhdojnë punën pas 1 janarit. Mirëpo të njëjtit refuzuan që të flasin për mediumin.

Sipas të dhënave të Grupit për Ballkan, kosovarët shpenzuan mesatarisht 165 euro për aplikim për vizë Schengen.

Kur kjo vlerë i shtohet numrit të aplikimeve, del që kosovarët kanë shpenzuar mbi 72 milionë euro gjatë viteve 2016-2021.