Zhizhek që mbrojti Kurtin dhe të cilin Haradinaj e quajti ”llom”: S’shkova në varrimin e babës dhe nënës, isha i zënë me punë

Filozofi i njohur slloven, Sllavoj Zhizhek, në një intervistë për gazetën britanike “The Guardian”, ka folur për shumë gjëra rreth jetës së tij private dhe për familjen e tij.

Në intervistën e dhënë më parë për gazetën e famshme britanike, ai flet edhe për prindërit e tij. Për ta ai thotë: “Prindërit e mi nuk ishin të rreptë, por ishin nënçmues. Nuk më pëlqenin. Të dy vdiqën në spital natën dhe kur e kuptova këtë përmes telefonit të nesërmen në mëngjes, tanimë isha para kompjuterit duke punuar”, tha ai.

Më tutje, filozofi shtoi: “Pyetja nëse gjithçka po bëhej nën përkujdesje, i falënderova ata që po merreshin më këtë punë dhe vazhdova. U ndieva tërësisht i ftohtë, diçka nuk shkonte. Nuk po e lartësoj veten për këtë.”

Në një intervistë më të vjetër, të dhënë në vitin 2008 për të njëjtën gazetë, Zhizheku kishte paralajmëruar se komunizmi do të fitojë. Këtë përgjigje e kishte dhënë kur nga ai ishte kërkuar ta tregonte një sekret, transmeton Gazeta Express.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar një opinion të filozofit marksist Slavoj Zhizhek të publikuar në mediat vendore, i cili ka mbrojtur Kurtin pas rrëzimit dhe ka ofenduar kundërshtarët e tij politik, shkruan Ballkani.info.

“Nuk mundet një Sllavoj Zhizhek me i quajtë “llom” 62 përfaqësues të popullit. Ai është llom e përtej llomit”, ka thënë ai. Kryetari i AAK-së ka ftuar të gjithë që të reflektojnë dhe të shikojnë edhe nga Kurti. Sipas tij, edhe ai ka faje për gjendjen e krijuar. Haradinaj ka theksuar se me ardhjen e Alin Kurtit në krye të Qeverisë presidentit të Kosovës iu hapën dyert. Ai ka thënë se Thaçin e kishte bërë pensioner politik, por Kurti e ka futur sërish në lojë, ka thënë ai.

Zhizhek është studies në Fakultetin e Filozofisë së Universitetit të Lubjanës. /Ballkani.info/