Zhgënjimi në ndeshjen e parë të Botërorit, Argjentina ëndërron të kopjojë Spanjën

Përpara fillimit të Kupës së Botës, Argjentina është cilësuar si një ndër pretendentet kryesore për të triumfuar më 18 dhjetor.

Por humbja e sotme ndaj Arabisë Suadite zhgënjeu shumë tifozë. Kompeticioni sapo ka filluar dhe argjentinasit kanë ende ndeshje për të treguar vlerat e tyre dhe se sa ata e meritojnë të fitojnë Kupën e Botës.

Nëse Argjentina arrin të zhvillojë 7 ndeshje dhe të shpallet kampione Bote do të barazonte Spanjën, e cila është e vetmja skuadër që fitoi titullin në vitin 2010 pasi e nisi turneun me humbje (0-1 kundër Zvicrës).