Shkëndija është mposhtur në shtëpi nga Mura në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve. Kampioni i Maqedonisë së Veriut u mposhtë në saj të një penalltie që në gol e shndërroi Bobicanec në minutën e 28-të
KF Shkëndija ka zhgënjyer me rezultat sonte në Shkup pasi që është mposhtur nga Mura me rezultat 0-1 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.
Mura e filloi më mirë këtë takim dhe disa herë rrezikoi portën e Shkëndijes megjithatë nuk patën rezultat. Goli do të vinte në minutën e 28-të pasi që një lojtar i Muras do të pengohej në zonë dhe do të shkaktohej penallti në të.
Këtë penallti në gol do ta shndërronte Babicanec. Pas golit të pësuar, Shkëndija sulmoi disa herë duke kërkuara golin e barazimit.
Ata e kishin këtë mundësi pasi që kanë mundur të barazonin nga penalltia në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Megjithatë, Besar Ibraimi nuk arriti që të shënoi dhe kështu përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Shkëndija sulmoi vazhdimisht por prapë nuk arriti që të barazoi rezultatin edhe pse sulmoi vazhdimisht portën e kampionit slloven.
Shkëndija tani do të udhëtojë në Slloveni pas një jave ku do të kërkojë që ta barazojë rezultatin dhe ta fitojë këtë ndeshje.







