Zhegrova zbulon këpucët e reja sportive para stërvitjeve me Kosovën

Edon Zhegrova, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale i ka zbuluar këpucët e reja sportive, të cilat do t’i veshë sot në grumbullimin e parë të Kosovës për ndeshjet me Republikën Çeke dhe Anglinë

Edon Zhegrova është gati për Kombëtaren e Kosovës.

Ylli i ri kosovar e ka postuar një video në rrjetin social, Instagram, respektivisht në Instastory, ku i ka zbuluar këpucët e reja sportive, të cilat do t’i veshë sot në grumbullimin me “Dardanët” para ndeshjeve me Republikën Çeke dhe Anglinë.

“Shkojmë. Ushtrime”, ka shkruar futbollisti i Baselit, teksa në këpucët sportive shihen edhe flamuri kombëtar shqiptar dhe ai i Republikës së Kosovës.

Zhegrova u paraqit në fund të ndeshjes së fundit të Baselit, ndërsa në xhirot e kaluara nuk kishte hapësira.

Sidoqoftë, ai është ftuar nga trajneri Bernard Challandes për ndeshjet e 7 dhe 10 shtatorit dhe do të mundohet ta japë maksimumin për ekipin Verdhekaltër nëse trajneri zviceran ia jep rastin.

loading…