Zhegrova tregon se përse vendosi të luajë për Kosovën

Edon Zhegrova ndihet krenar që e përfaqëson vendin e tij, Kosovën, edhe pse kishte mundësi ta përfaqësonte edhe Shqipërinë. Talenti kosovar është mirënjohës për besimin që po ia japin “Dardanët”

Edon Zhegrova është njëri prej talenteve më të mëdhenj shqiptarë sot.

20 vjeçari qe një kohë vendosi për ta përfaqësuar vendin e tij, Kosovën edhe pse kishte mundësi t’i bashkohej edhe Kombëtares shqiptare, e cila po e kërkonte në atë kohë.

I pyetur nga një tifoz i tij në “Instastory” se kush e ka shtyrë që të luajë për Kosovën, futbollisti ofanziv u përgjigj: “Unë e dua vendin tim dhe jam mjaft mirënjohës për atë që më ka dhënë populli im”, ka shkruar Zhegrova në gjuhën angleze.

Ndërkohë, ai ka treguar se është lindur në Gjermani, ndërsa pjesën më të madhe të kohës ka jetuar në Prishtinë, ku edhe është rritur.

Gjithashtu, Zhegrova ka zbuluar se ka nisur të merret me futboll që prej moshës 5 vjeçare.

Futbollisti i krahut, i cili aktualisht luan tek Baseli, në fund thotë se i do të gjithë fansat e tij, të cilët i falënderon shumë për përkrahjen.

loading…