Edon Zhegrova e ka nisur vitin 2024 në mënyrë fantastike, duke e vazhduar formën e mirë.
Zhegrova ka shënuar golin e tretë për ekipin e tij Lille ndaj Golden Lion de Saint Joseph kur është duke u zhvilluar fundi i pjesës së parë.
Ishte minuta e 33-të kur ylli kosovar e ngriti në 3:0 rezultatin.
Golat e tjerë për skuadrën franceze i realizuan Yazici dhe dy herë David.
Rezultati momental është 4:0 për Lille, në kuadër të Kupës së Francës.







