Zhegrova në stol për Baselin, pritet debutimi i tij

Edon Zhegrova është ftuar në ekipin e Baselit për ndeshjen e Superligës së Zvicrës kundër Sionit, e cila do të zhvillohet sot në orën 16:00.

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Edon Zhegrova është në bankën e rezervistëve të Baselit, bashkë me shqiptarin tjetër Albion Ajetin, për ndeshjen e sotme të vlefshme për javën e 21-të të Superligës së Zvicrës.

Ndeshja do të nisë në orën 16:00 dhe zhvillohet në St. Jakob-Park në Basel.

19-vjeçari do ta veshë fanellën me numrin 30 në klubin zviceran, dhe pritet të debutoj sot. Ndërkohë Taulant Xhaka është titullar.

Ai iu bashkua Baselit si lojtar u huazuar për një sezon e gjysmë, me klubin zviceran që e ka opsionin për ta blerë 19-vjeçarin në fund.