Zhegrova në formacionin e javës në Zvicër

Ylli kosovar shkëlqeu fundjavën që shkoi me dy gola në fitoren e Baselit ndaj Luzernit

Edon Zhegrova ka zënë vend në formacionin e javës në kampionatin zviceran.

Yllit kosovar iu shpërblye paraqitja e shkëlqyeshme që e bëri fundjavën që shkoi për Baselin.

Në fakt, 22 vjeçari i realizoi dy gola në fitoren e ekipit të tij ndaj Luzernit me rezultat 4:3, me ç’rast ishte shpallur edhe lojtari i ndeshjes.

Përfaqësuesi kosovar shënoi fillimisht në minutën e 18-të dhe më pas në atë të 22-të.

Futbollisti i krahut luajti 67 minuta, ndërsa ia lëshoi vendin Aldo Kalulut.

Në këtë ndeshje për Baselin luajti edhe Amir Abrashi, ndërsa në pjesën e dytë u inkuadrua Pajtim Kasami.

E te Luzerni u paraqit Lorik Emini.

Ky në fakt ishte goli i katërt sezonal në Superligën zvicerane për Zhegrovën, i cili i ka njëkohësisht edhe katër asistime në 24 ndeshje të zhvilluara.