Edon Zhegrova

Zhegrova i bashkohet agjencisë që menaxhon disa nga yjet e futbollit

Edon Zhegrova ka vendosur ta ndërrojë agjentin. Të enjten është njoftuar se Hasan Çetinkaya me agjencinë “HCM SPORTS MANAGEMENT” ka marrë nën menaxhim yllin e Lilleit.

Zhegrova po kalon formë të mrekullueshme këtë sezon me ekipin francez dhe po kërkohet nga top-skuadrat evropiane.

25-vjeçari ka 11 gola dhe nëntë asistime këtë sezon në Ligue 1.

Çetinkaya vlerësohet prej agjentëve më të mirë në futboll.

Ka nën menaxhim yje si mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, sulmuesi i Sportingut, Viktor Gyokeres, mbrojtësi i Unitedit, Victor Lindelof, sulmuesi i Leipzigut, Emil Forsberg e shumë të tjerë.