Zhegrova do t’i mungojë Kosovës në ndeshjet e shtatorit, ja kur pritet të kthehet

Javën e kaluar, Edon Zhegrova lëndoi meniskun e gjurit në këmbën e djathtë dhe u desht t’i nënshtrohej operimit.

Basel njoftoi se 22-vjeçari nuk do të luaj për disa javë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që mesfushori pritet të rikthehet në stërvitje të plotë pas 4 javësh, ndërsa ndeshje zyrtare pritet të luaj pas 6 javësh.

Zhegrova nuk do të luaj me Kosovën në ndeshjet e shtatorit, kundër Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës.