Zhegrova bën paraqitje pozitive në fitoren e Baselit, humbin Strakosha, Berisha dhe Avdijaj, s’ka minuta për Vojvodën

Basel ka marrë tri pikë të artë në shtëpi, duke e mposhtur 2-1 Getafen. Zhegrova e Xhaka ishin titullarë, Ademi hyri në lojë në pjesën e dytë. Lazio e Strakoshës dhe Berishës ka pësuar humbje në shtëpi 1-2 nga Celtic. Nga minuta e parë mbrojti Strakosha, Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të. Avdijaj ka humbur me Trabzonsporin, derisa Vojvoda s’pati minuta me Standard Liege.

Lider i padiskutueshëm. Baseli e ka mposhtur 2-1 Getafen për të shkuar në kuotën e 10 pikëve në Grupin C, për ta lënë ekipin spanjoll në vendin e dytë me gjashtë.

Edon Zherova i Kosovës luajti në këtë ndeshje 88 minuta, duke bërë paraqitje pozitive që në fund, mori përqafim edhe nga trajneri i Basel.

https://tiger.cdnja.co/v/zn/Znqj.mp4?secure=0Hz-3IOyFtWROrVbaRTrnQ&expires=1573165800

Taulant Xhaka ishte gjithashtu titullar, derisa Ademi u inkuadrua pas minutës së 70’.

Ishte nata e shqiptarëve, pasi për Lazion u aktivizuan Strakosha dhe valon Berisha, Portieri i Kombëtares shqiptare ishte titullar, derisa Berisha hyri në lojë në minutën e 82-të, kur rezultati ishte 1-1, kurse në fund Lazio humbi nga Celtic 1-2.

Edhe Donis Avdijaj luajti sonte në Europa League me Trabzonsporin, duke mos arritur të ndihmojë skuadrën e tij që humbi 3-1 në udhëtim te Krasnodari.

Avdijaj luajti për 65 minuta.

Derisa për mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, nuk pati minuta në fitoren 2-1 St. Liege kundër Eintracht Frankfurt.

Ai qëndroi në stol për 90 minuta.