Zhdukja e Ervis Martinajt, ministri Çuçi: Do merrni përgjigje përfundimtare kur të ketë një provë të fortë

Policia dhe prokuroria ende nuk ka asnjë pove të fortë mbi fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj i zhdukur që më 11 gusht 2022.

Ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi, gjatë konferencës me gazetarët lidhur me fatin e të shumëkërkuarit, u shpreh se policia vazhdon të punojë për zbardhjen e ngjarjes, por se një përgjigje konkrete do të ketë vetëm kur të një provë të fortë dhe jo thashetheme.

“Padiskutim që ka pasur një vëmendje të posaçme për të zbardhur gjithë këtë mjegull që është ngritur rreth fatit të tij. Policia ka bërë dhe bën punën, por dhe ka komunikuar me publikun lidhur me këtë. Keni qenë të informuar gjatë kësaj periudhe për veprime të ndryshme policore që ka ndërmarrë dhe që lidhen me zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Policia e shëtit vepron sipas ligjeve dhe ka përgjegjësi ligjore për zbardhjen e ngjarjeve, dhe do merrni përgjigje përfundimtare kur të ketë një provë të fortë lidhur me atë që ka ndodhur me këtë personazh. Nuk ka një shkop magjik që të zbardhë menjëherë një ngjarje, aq më tepër në lidhje me një personazh të tillë”, tha ai.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij, madje edhe në shtëpitë e të shumëkërkuarit. Në shtëpinë e Ervis Martinajt dhe 2 xhaxhallarëve të tij Faik dhe Rakip Martinajt u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.