Llapi e bëri zyrtare në faqen e saj në Facebook, por Mentor Zhdrella as nuk ka nënshkruar e as nuk ka arritur marrëveshje me klubin llapjan.
I kontaktuar nga Gazeta Olle, ai pranon se janë afër vazhdimit me Llapin, por që ende nuk ka arritje të marrëveshjes apo edhe vënie të ‘ngjyrës së zezë’ në të bardhë.
“Ende nuk ka zyrtare. Jemi në bisedime dhe afër marrëveshjes, kanë mbetur për t’u definuar edhe disa detaje në ditët në vijim”, ka thënë Zhdrella.
I pyetur për Dritën, e cila kërkonte shërbimet e tij, Zhdrella pranon bisedimet me ta.
“Jam në bisedime edhe me Dritën, por nuk ka asgjë. Përparësi ka Llapi”, shtoi katër herë futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë.
Ai pranoi se ka oferta edhe nga klube tjera, por që nuk deshi të përmend emra.







