Mentor Zhdrella sot konfirmoi se nuk do të jetë më pjesë e KF Llapit.
Pas largimit, Zhdrella me anë të një postimi tha se ky vendim nuk ishte aspak i lehtë.
Ai shtoi se është i lumtur që Llapin po e lë në duar të sigurta. Zhdrella ishte kapiten i KF Llapit për 4 vite dhe e ngriti trofeun e parë të ekipit.







