Zgjohet njëri prej të lënduarve në Ferizaj dhe që ishte dërguar ne Turqi, ja reagimi i tij i parë

Gjatë këtij viti në restorantit “Steak House”, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Si shkak i këtij shpërthimi mbi 40 persona pësuan lëndime.

Një nga të lënduarit më rëndë ishte Edon Bekteshi, që për momentin gjendet në Turqi për trajtim të mëtutjeshëm.

Afërdita Hoxha përmes një postimi në Facebook ka dhënë lajme të mira ku ka njoftuar se Edoni është zgjuar dhe është larguar nga intubimi.

Në postimin e saj, Hoxha ka treguar që Edoni ka biseduar me gruan e tij dhe e ka kuptuar që është në Stamboll.