AGK

Zgjidhet kryetari dhe kryesia e re e AGK-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), sot ka zgjedhur për herë të dytë si kryetar të këtij bordi Xhemajl Rexhën.

AGK përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar edhe për anëtarët e përzgjedhur të bordit.

“Xhemajl Rexha rizgjedhet Kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. Me Statutin e ri të AGK-së, parashihet edhe pozita e nënkryetarit/es, në të cilën është zgjedhur Naile Dema Selmani (Radio Dukagjini). Anëtarët e tjerë të Bordit janë zgjedhur: Milot Hasimja (Klan Kosova), Florandë Morina (T7), Blerta Dalloshi (TV Klan), Mehmet Krasniqi (RTV Dukagjini), Fatlum Jashari (ATV), Jehona Hulaj (Telegrafi) dhe Besnik Velija (Gazeta Express)”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë: