Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë drejtuar të mërkurën kutive të votimit për t’i zgjedhur presidentin dhe parlamentin e ri, derisa deri tani nuk është raportuar për asnjë parregullsi në procesin zgjedhor.
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, tha se deri tani gjendja e sigurisë është stabile dhe nuk janë raportuar parregullsi në procesin zgjedhor.
Në një konferencë për media paraditen e 24 prillit, ai njoftoi se nuk janë vërejtur shkelje apo telashe përgjatë procesit zgjedhor që nisi nga 07:00, ndërsa do zgjasë deri në 19:00.







