Zgjedhjet në Maqedoni

Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, Dashtevski: Dalja në votime më e ulët krahasuar me vitin 2019

Numri më i madh i votuesve për zgjedhjet presidenciale është regjistruar në
Probishtip, ndërsa më e ulëta në Bogovinjë.

Ndërkohë sa u përket zgjedhjeve parlamentare, numri më i madh i votuesve është shënuar në Krivogashtani, ndërsa më e ulët është në Bogovinjë.

Sipas kreut të KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, krahasuar me vitin 2019, është shënuar ulje e numrit të votuesve, raporton Klan.mk

“Në krahasim me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019, kemi ulje të daljes në 1.99 në këto zgjedhje”, ka deklaruar Dashtevski.

Dashtevski njoftoi se deri në ora 09:00 në zgjedhjet presidenciale, nga të dhënat e gjithsej 1009 vendvotimeve, numri i votuesve është 4,17 për qind, respektivisht kanë votuar 22.797 qytetarë.

Ndërkohë numër më i madh i votuesve është regjistruar në njësinë zgjedhore numër 3, ndërsa më e ulëta është regjistruar në njësinë zgjedhore numër 6.

Njësia Zgjedhore numër 1 4.85%
Njësia Zgjedhore numër 2 3.64%
Njësia Zgjedhore numër 3 6.26%
Njësia Zgjedhore numër 4 5.52%
Njësia Zgjedhore numër 5 4.41%

Ndryshe, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë filluar të votojnë mëngjesin e së mërkurës për t’i zgjedhur presidentin dhe Parlamentin e ri të vendit në zgjedhje të dyfishta.

Rreth 1.8 milion shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë të drejtë vote në këto dy palë zgjedhje: rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, si dhe në zgjedhjet parlamentare.

Këto janë zgjedhjet e para të dyfishta që mbahen në ketë vend prej vendosjes së demokracisë në vitet ‘90.