Zgjedhjet e nesërme në Mal të Zi, sa deputetë pritet të marrin partitë shqiptare?

Ditën e djeshme u mbyll fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të së dielës në Malin e Zi dhe sot vendi ndodhet zyrtarisht në heshtje zgjedhore.

Partitë shqiptare garojnë në tre koalicione të ndryshme politike në zgjedhjet parlamentare të 11 Qershorit, “Forumi Shqiptar”, “Aleanca për Shqiptarët” dhe “Unioni Shqiptar”.

Bekim Çobo, analist nga Mal i Zi tha në një intervistë për Euronews Albania se Lëvizja Europa e presidentit Milatoviç pritet të marrë shumicën e numrave, edhe pse do t’i duhet ndihma e partive të tjera për të formuar qeverinë.

Çobo u shpreh se partitë shqiptare pritet të marrin deri në 2 mandate edhe pse nuk është çudi që mund të përfundojnë vetëm me 1.

“Pritet që shqiptarët të kenë sërish 2 përfaqësues, por mund të ndodhë të përfundojnë edhe me 1. Shpresojmë të kenë 2 që të jenë pjesë e bisedimeve për formimin e qeverisë së ardhshme. Edhe pakicat e tjera pritet të marrin një numër të konsiderueshëm të mandateve. Pakicat me shumë mundësi do jenë ato që do të vendosin për formimin e qeverisë së ardhshme”, tha Çobo.