Zëvendësuesi i Engel e quante Millosheviqin një nga kriminelët më të tmerrshëm të shekullit 20-të
Pasardhësi i Eliot Engel në Kongresin Amerikan, Ritchie Torres, po njihet si një nga përkrahësit e mëdhenj të shqiptarëve.
Këtë e dëshmon edhe një reagim i tij në gusht të vitit që e lëmë pas, kur kishte kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë, madje e quante Sllobodan Millosheviqin një nga kriminelët më të tmerrshëm në shekullin 20-të.
”Unë fola me Ministren e Jashtme të Kosovës për mënyrën e vendosjes së drejtësisë për viktimat e luftës që ishin vrarë në mënyrë sistematike dhe dhunuar nga kampanja për spastrimin etnik të Millosheviqit, njëri nga kriminelët më të tmerrshëm të luftës në shekullin e 20-të”.
I spoke with the Foreign Minister of Kosovo about the need to secure justice for wartime victims who were systematically murdered and raped in a campaign of ethnic cleansing by Milosevic, one of the worst war criminals in the 20th century. https://t.co/V078rdmH3k
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) August 23, 2020
Përveç kësaj, Torres kishte shtuar se emri i Millosheviqit është sinonim i spastrimit etnik, njofton Klan Kosova.
Milosevic was known as the Butcher of the Balkans, his very name synonymous with ethnic cleansing. Among his murder victims were the three Bytyqi brothers, American citizens who, as captives, were shot in the head in cold blood. Justice for the Bytyqi brothers is long overdue.
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) August 23, 2020
”Millosheviqi, i njohur si Kasapi i Ballkanit, emri i tij është sinonim i spastrimit etnik. Në mesin e viktimave të tij ishin edhe vëllëzërit Bytyqi, qytetarë amerikan, që ishin goditur në kokë me gjakftohtësi. Drejtësia për vëllezërit Bytyqi është vonuar shumë”, thuhej në një prej reagimeve të Torres në gushtin e vitit 2020.