Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrtoi Projektligjin për Rininë, Sport etj., në prezencën e zëvendësministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.
Gjatë kësaj mbledhje, me 6 vota për, u miratuan amandamentet ligjore për të cilat anëtarja e këtij komisioni, Arjeta Fejza tha se i kanë bërë 7 dëgjime publike rajonale dhe takim tërë ditor i shqyrtimit të komenteve për këto amandamente.
Ndërkaq zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani e falënderoi kryesuesen e grupit për iniciativën e këtij procesi.
“Faleminderit dhe uroj ta votojmë sa më shpejtë që është e mundur sepse është shumë e nevojshme të ri- fillojë zbatimi i tij”, ka thënë Osmani.
Me 5 vota kundër, 1 abstenim amandamentet e propozuara nga deputeti Bekim Haxhiu nuk kaluan në projektligjet e mbledhjes ku u diskutua për sport.
Ndërkaq me 6 vota për amendamentet u miratuan që të vazhdojnë tutje.







