Zëvendësministri i VV-së ka konflikt interesi, gruaja e tij është e punësuar aty ku punon ai

Taulant Kryeziu sot është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Integrimit Evropian (MIE). Ai është emëruar në këtë pozitë nga kryeministri, Albin Kurti.

Megjithatë, Ballkani.info mëson se Kryeziu ka konflikt interesi në këtë ministri, pasi aty punon bashkëshortja e tij, Saranda Kryeziu.

Saranda Kryeziu punon në Departamentin e Financave.

Ky konflikt i interesit bëhet edhe më i rëndë, pasi që bashkëshortja e Kryeziut është punësuar në këtë ministri në kohën sa ai ishte këshilltar i ish ministres së Integrimit Evropian, Vlora Çitaku.

Taluant Kryeziu vite më parë ishte aktivist i PDK-së dhe për këtë ai u shpërbly me pozitën e këshilltarit në kabinetin e Vlora Çitakut.

Menjëherë pasi që Çitaku e përfundoi mandatin si ministri, Kryeziu doli në pjesën e Shoqërisë Civile e së fundi, para zgjedheve të 6 tetorit ai u bë anëtar i VV-ë ku edhe kandidoi për deputet, por pa mundur të zgjedhet. /Ballkani.info/