Zëvendësministri

Zëvendësministri i Kurtit në Zveçan, i kthen eurot në dinar: Nikolla Tesla i preferuari im

Derisa po vazhdon procesi i votimit edhe për disa orë në Veri- Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri gjenë kohë të bëjë një video që lidhet me çështjen e dinarit.

Ai shfaqet nga Zvecan pëmes një video që e publikoi në Facebook.

Gjithë ai problem për dinarin, u ndalua po thonë dinari e jeni t’u bo telashe. Mas krejt atyre akuzave që i marr si pjesëtar i qeverisë – megjithatë unë duhet me i bo disa transaksione në shtetin tim me këtë lloj të pareve”, dëgjohet Vokrri në video derisa në duar mbanë disa dinarë dhe iu komenton personalitete qe janë në kartmonedha.

Vokrri thotë se personi i preferuar i tij është Nikolla Tesla.

Video e plotë e marr nga Facebook’u i Arber Vokrrit: