Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut: E sotmja, ditë e madhe në historinë moderne

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bojan Makicikj, e ka quajtur ditë të madhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Dita e sotme është e shënuar në historinë moderne të Evropës. Sot ne qëndrojmë krah për krah me të gjitha shtetet anëtare të BE”, ka shkruar ai në Twitter ndër të tjera.

Ai ka shtuar se janë krenar dhe të lumtur për këtë të arritur.