Zëri i nënës është alarm më i mirë për fëmijët në rast rreziku nga zjarri

Regjistrimi i zërit të nënës dhe lëshimi i tij për të alarmuar në rast të tymit mund të shpëtojë jetë, sipas shkenctarëve amerikanë.

Studimi i publikuar në gazetën “Pediatrics” , se alarmet e modifikuara ishin më efektive për të zgjuar fëmijët sesa alarmet konvencionale, njofton Klan Kosova.

Dhe ky alarm i modifikuar ka fuqinë që të shpëtojë sekondat jetike kur një ndërtesë është duke u djegur.

Udhëheqësit e zjarrëfikësve mirëpritën studimin, por thanë se familjet nuk duhet të shqetësohen për alarmet që aktualisht ndodhen në shtëpitë e tyre, raporton BBC.

Ekipi hulumtues në Spitalin e Fëmijëve Mbarëkombëtar në Ohajo tha se fëmijët ishin “jashtëzakonisht rezistente” për t’u zgjuar nga tingujt, sepse ata kanë gjumë më të gjatë dhe më të thellë se sa të rriturit.

Studimi krahasoi një alarm tradicional në rast zjarri dhe atë të regjistruar.

Në studim morën pjesë 176 fëmijë, dhe alarmi i cili ishte një incizim me zërin e nënës që i udhëzonte fëmiëjt të zgjoheshin nga gjumi.

Vetëm gjysma e tyre u zgjua nga një alarm i zakonshëm, por nëntë nga 10 nga alarmi me zë.

Eksperimentet u krye në një laborator gjumi dhe alarmet u lëshuan kur fëmijët ishin në fazën më të thellë të gjumit.