Zeqirin e synon Kosova, por ai shënoi dy gola për Zvicrën

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka thënë se Andi Zeqiri prej muajit të ardhshëm do të luaj për Kosovën.

Por Zeqiri të premten mbrëma ka veshur fanellën e Zvicrës . Madje ka shënuar dy gola për U-21 të Zvicrës në fitoren 4:1 ndaj Sllovakisë. Ndeshja i takonte eliminatoreve për Evropianin e vitit të ardhshëm.

Zeqiri shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e nëntë, ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 76-të.

Për Zvicrën luajtën edhe Toni Domgjoni, Bastien Toma e Nedim Bajrami. U aktivizua edhe Kastriot Imeri.

Edhe Bastien Tomën e synon Kosova. Por deri më tani kryesisht te Kosova kanë ardhur lojtarët në të cilët nuk ka llogaritur Zvicra.