Zeqiri, Toma e Domgjoni nuk do jenë pjesë e Kosovës për ndeshjet e marsit

Kosova do të grumbullohet me 21 mars për ndeshjet e radhës që do zhvillohen në fund të këtij muaji.

Muharrem Sahiti ka thënë për Kanal10 se do të ketë prurje të reja, por kjo do të varet edhe nga kompletimi i dokumentacionit.

Sahiti ka konfirmuar se Andi Zeqiri, Bastien Toma e David Domgjoni nuk do të jenë pjesë e Kosovës në ndeshjet e marsit.

Mbetet të shihet se për çfarë prurjesh të reja bëhet fjalë dhe cilat do të jenë risitë e Kosovës në ndeshjet e para të këtij viti