Izmir Zeqiri

Zeqiri demanton lajmin që peticionin për shkarkimin e tij do ta dërgojë në Kushtetuese

Kryetari i Zubin Potoku, Izmir Zeqiri, ka demantuar lajmin se do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese peticionin për shkarkimin e tij nga pozita e të parit të kësaj komune.

Zeqiri ka thënë se portalet serbe e kanë ndërruar kontekstin e deklaratës së tij.

“E demantoj lajmin e portaleve serbe, të cilat kanë larguar nga konteksti deklaratën time për mundësinë e dërgesës në Gjykatën Kushtetuese peticionin për shkarkimin tim”, tha ai për Tëvë1.

Ai theksoi se me kryetarët e komunave veriore janë takuar vetëm për të diskutuar për planet e komunave dhe jo për teme të tjera.

VIDEO BONUS: Komandanti i UÇK-së, Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut