Sulmuesi i Kosovës

Zeneli refuzon kalimin te Fenerbahce dhe Galatasaray

Fenerbahce ka marrë lajme të këqija nga Arbër Zeneli, i cili duket se nuk e ka në agjendën e tij kalimin te 19 herë kampionët e Turqisë.

Zeneli ka thënë për mediat se ai i respekton mesazhet e tifozëve të Fenerbahces kohëve të fundit, por kosovari dëshiron të luaj në ligat më të mëdha në Europë.

Këtë lajm ai e ka dhënë sot kur ka folur edhe për kalimin te skuadra verdhë e kaltër, derisa ka shtuar se ky është një vendim shumë i rëndësishëm për karrierën e tij kur të vendos të largohet nga Heerenveen.

“Tifozët e Fenerbahces me kanë shkruar në shumë vende, i respektojë si tifozë dhe si klub, por unë dua të luaj në liga më të mëdha në Europë. Nuk e di çfarë do të ndodh, por qëllimi i imë është të luaj në Angli, Spanjë, Gjermani dhe Itali”.

Sipas mediave në Europë, Arbër Zeneli është një tifozë i madh i Milanit kurse Kaka është futbollisti që atij i pëlqen më së shumti.

Emri i Zenelit ishte lakuar disa herë para Vitit të Ri edhe për një kalim në Galatasaray, por si duket ai ka vendosur që mos të shkojë në Turqi.