Ylli kosovar

Zeneli në formë të mirë, shënon edhe dy gola VIDEO

Arbër Zeneli ka shënuar edhe dy gola të tjerë me skuadrën e Reimsit, kësaj here në miqësoren kundër Mariborit.

Skuadra e Reimsit fitoi 2:0 të mërkurën në miqësoren që u zhvillua në Graz të Austrisë. Golin e parë në këtë duel futbollisti i Kosovës, Zeneli, e realizoi në minutën e 30-të, ndërsa dy minuta më vonë shënoi për 2:0, dhe vulosi gjithçka në këtë përballje. Zeneli shënoi edhe në ndeshjet tjera të zhvilluara këto ditë.

Zeneli luajti kundër Mariborit deri në minutën e 67-të, ndërsa nga minuta e 61-të për Reimsin u paraqit edhe mesfushori tjetër i Kosovës, Valon Berisha, që u transferua te klubi francez nga Lazio.