Zeneli iu uron fat dy kombëtareve, Kosovës dhe Suedisë

Kosova dhe Suedia po përballen mës veti në Friends Arena të Stockholmit me fillim nga ora 18:00.

Sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, në një postim në rrjetin social Instagram, ju ka uruar fat të dyja kombëtareve.

Zeneli ka publikuar një fotografi ku shihet në stadium, ndërsa ka shkruar “Good luck to both teams” .

Reprezentuesi kosovar karrierën si futbollist e kishte filluar me Suedinë, teksa u shpallë kampion i evropës me këtë kombëtare në grupmoshat U21.