Zeneli e mendon rikthimin në fushë në fillim të vitit 2020

Ishte larg fushës së blertë që një kohë të gjatë pasi këputi ligamentet, ndërsa Arbër Zeneli synon rikthimin në fushë gjatë vitit të ardhshëm.

Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit të Stade de Reims, Zeneli i përgjigjet tri pyetjeve të klubit.

Arbër, para së gjithash si ndiheni dhe ku jeni në fazën e rehabilitimit?

“Rehabilitimi po shkon mirë, madje më mirë sesa mendoja. Stafi dhe ekipi më ndihmojnë shumë dhe ne po vazhdojmë të arrijmë rezultate të mira. Në fillim nuk mund të bëja shumë dhe ishte pak zhgënjyese. Tani kam ardhur në fund të maratonës dhe duhet të vazhdojë të jemi të durueshëm për të ndërnarrë hapat e fundit.”

Ju ndoqët ndeshjet e ekipit gjatë kësaj pjese të parë të sezonit, çfarë mendonit?

“Po, unë i shikova ata dhe mendoj se kemi pasur një pjesë të parë të sezonit të mirë. Ne ishim në gjendje të arrinim rezultate të mira kundër skuadrave të mëdha, është ndoshta një turp që humbëm disa pikë sepse mendoj se mund të kishim edhe disa të tjera. Por skuadra mëson, përparon, bën gjëra të bukura dhe tregon karakter, e pamë në ndeshjen kundër Bordeaux për shembull. Tani, shpresoj të jem në gjendje të ndihmoj ekipin në gjysmën e dytë të sezonit kur të thirrem përsëri.”

A planifikoni të pushoni me familjen tuaj gjatë këtij sezoni pushimesh?

“Ka qenë një vit i vështirë por unë jam profesionist, jam përpjekur të punoj sa më mirë në muajt e fundit. Mua padyshim më ka munguar familja dhe fusha, kështu që gjatë këtyre ditëve të fundit të vitit do të rimbush bateritë para se të kthehem në vitin 2020, sepse shpresoj se do të jetë një vit i shkëlqyeshëm! “