Zenelaj: Në Betejën e Koshares serbët hodhën armë kimike, janë të ndaluara me konventa ndërkombëtare

Miftar Zenelaj, mjek i luftës, ka treguar rrëfimet nga Beteja e Kosharës.

Zenelaj ka qenë ndër mjekët që kanë qenë në front të luftës dhe tregon se si ka shpëtuar disa suhtarë të plagosur.

Ai tregon po ashtu se çfarë armëve kanë përdorur serbët gjatë betejës, teksa shton se kishin përdorur edhe armë të ndaluara.

“Në Betejën e Koshares serbët hodhën armë kimike, janë të ndaluara me konventa ndërkombëtare”, tha ai në emisionin Pressing në T7.