Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se kanë përpiluar një manual për ta parandaluar përhapjen e koronacirusit. Zemaj ka theksuar se do të shpërndajë manualin tek të gjitha institucione dhe qytetarët në mënyrë të përdoren si instrument për ta parandaluar përhapjen e koronvisurit.
Zemaj ka thënë se të gjitha institucione janë të obliguara që ta respektojnë këtë manual.
“Manuali ka rekomandime që të cilat janë zbatuar në faza të më hershme të menaxhimit të pandemisë. Të gjitha institucionet respektive obligohen të respektojnë masat e përcaktuara në këtë manual varësisht nga specifikat e tyre. Ministria do të shpërndajë këtë manual më të gjitha institucione qendrore dhe ato lokale si dhe të me publikun e gjerë me qëllim që të përdorin të gjithë si një instrument për mbrojtën e përhapjes së mëtejme”, ka thënë Zemaj.







