Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur rreth situatës me pandeminë COVID-19, si dhe për lirimin e masave në Kosovë.
Zemaj ka thënë se nga fillimi i mandatit të tij si ministër, janë bërë rreth 6000 teste në IKSHPK, nën dyshimin e infektimit me COVID-19, për dallim nga qeverisja e kaluar që për 140 ditë, u bënë vetëm 15 mijë teste.“Vetëm në këtë periudhë sa jam unë ministër janë bërë diku 6000 analiza, ndërsa për 140 ditë paraprake janë bërë 15 mijë testime. Po pretendojmë të kalojmë dhe në testime masive, që ta kemi nën kontroll të plotë pandeminë deri në eliminimin të tërësishëm të saj”, ka thënë ai.
Ministri Zemaj theksoi se është e vërtet që ka të infektuar me COVID-19, por siç shtoi ai ka dhe rritje të numrit të të shëruarave në vend.







