Zemaj flet për përplasjen me deputetin e VV-së që ia la në gjysmë raportimin në Komision

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka treguar arsyen pse e ka lënë në gjysmë raportimin në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Zemaj në Pressing të T7 ka thënë se deputeti i Vetëvendosjes Eman Rrahmani ishte tendenzioz dhe fyes dhe nuk ishte i interesuar pë raportim.

“Nuk do ta quaj incident, skishte të bëj me incident ose përplasje, kam shkuar të raportoj për peridhën edhe kur nuk kam qenë ministër por ështrë obligim ligjor. Që në jyerje të takimit e pashë që deputeti nuk është i interesuar për raportimin dhe në momentin kur erdhi radha për diskutim adresimi i tij ishte tendencioz fyrës kështu që kisha punë të tjera më të rëndësishme dhe sisha i interesum të jem pjesë e spektakleve që nuk kishin të bëjnë me punë dhe me komisionin”, tha Zemaj.

Zemaj e kanë lënë në gjysmë raportimin në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, pas përplasjes që ka pasur me deputetin e Vetëvendosjes, Eman Rrahmani.

Arsyet e kësaj përplasjeje ishin zgjedhjet në Podujevë të mbajtura të dielën, fituese e të cilave doli Vetëvendosja.

E deputeti i kësaj partie Rrahmani tha që raportimi i Zemaj për Auditimin e Pasqyrave Vjetore Financiare të vitit 2019 për Ministrinë e Shëndetësisë, ishte i mirë, por nuk ia ka qëlluar edhe rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë.

Ndërsa, kryesuesi Bedri Hamza ka thënë se nuk është koha e duhur që të flitet për zgjedhjet në Podujevë, por të flitet për atë se për çka është ftuar ministri Zemaj.

Pas përplasjes së deputetit Eman Rrahmani dhe ministrit Armend Zemaj, raportimi i Zemajt nuk ka zgjatur deri në fund.

Pas këtyre përplasjeve, Bedri Hamza, kryesues i Komisionit, ka paralajmëruar zbatim strikt të rregullores së punës së komisionit.

“Unë prej sot do të kaloj në zbatimin strikt të rregullores së punës së komisionit”, ka thënë kryesuesi i komisionit Bedri Hamza.

Gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Zemaj është shprehur se do t’i përcjellin rekomandimet e dala nga Raporti i Auditorit, si dhe është zotuar që pjesa e përgjegjësive të përcillet në aspektin ligjor dhe atë administrativ.

“Ajo çka vlen për të theksuar është se për MSH-në na nxjerr në konkluzion, ne duhet t’i përcjellim adresimet e dhëna. Sipas asaj që ju i adresuat, realitivisht kemi një mbikëqyrje efikase në zbatim të rekomandimeve që kanë dal nga raporti i auditorit, dhe zotohemi që pjesa e përgjegjësisë tonë të përcillet edhe në aspektin ligjor dhe atë administrativ. Situata me pandeminë ka ndikuar në nivelin e ulët të realizimit të buxhetit”

Deputetja Besa Gaxherri ka thënë se menaxhimi i pasurive në MSH nuk ishte në nivelin e kërkuar dhe se kishte mangësi te prezantimi i llogarive të hartueshme.

“Për pasqyrat financiare kemi dhënë opinion të pa modifikuar që nënkupton se ato paraqesin një pamje të drejtë, dhe përmes vendimeve gjyqësore ministria ka paguar shpenzime në vlerë me mbi 290 mijë euro. Menaxhimi i pasurive nuk ishte në nivelin e kërkuar dhe se kishte mangësi te prezantimi i llogarive të hartueshme. Te ndryshimi i sasive për kontratat pa aprovimin e ZKA-së, kemi ndërrimin e dyerve të sallave të emergjencës në vlerë prej 214 mijë euro. 3 pagesa në vlerë prej 1milionë euro nuk ishin evidentuar në pasuri”.

Enver Haliti nga VV-ja ka thënë se nga 26 projekte kapitale të planifikuara 5 prej tyre nuk kanë pasur shpenzime.

“Të realizimi i ulët i projekteve kapitale, dhe MSH te niveli i shpenzimeve kapitale ishte vetëm 58%, që sipas zyrës kombëtare të auditimit nga 26 projekte të planifikuara 5 prej tyre nuk kishin shpenzime fare që do të thotë një nivel i ulët i investimit”.