Zelensky: Putin frikësohet nga vet njerëzit e tij

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në intervistë për BBC tha se zyrtarët rusë kanë filluar të bëjnë gati shoqërinë e tyre për përdorimin e armëve bërthamore.

Sidoqoftë, ai thotë se Rusia nuk është gati t’i përdorë ato.

“Ata nuk e dinë nëse do t’i përdorin apo jo armët bërthamore. Mendoj se është e rrezikshme të flasin për to”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas thotë se presidenti rus Putin ka frikë ‘nga vet njerëzit e tij’, meqenëse ata janë të vetmit që mund ta rrëzojnë nga pushteti dhe t’ia japin dikujt tjetër, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në pyetjen nëse Putin do të mbijetojë nëse Ukraina e fiton luftën, Zelensky u përgjigj: “S’më intereson”.