Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar një përmbledhje të re të situatës në territorin e Rusisë, i cili është nën kontrollin e trupave ukrainase.
Në një postim në rrjetin social X, Zelensky njoftoi se sa vendbanime ruse janë aktualisht nën kontrollin e Ukrainës, transmeton Ballkani.info.
“Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me komandantin Oleksandr Syrskiy, duke marrë raporte për situatën në front dhe operacionet tona në rajonin e Kurskut. Pavarësisht luftimeve të ashpra dhe intensive, forcat tona vazhdojnë të përparojnë në rajonin e Kurskut dhe ‘fondi ynë i këmbimit’ është 74 vendbanime janë nën kontrollin e Ukrainës, ku po zhvillohen inspektime dhe masa stabilizuese për këto territore”, ka shkruar Zelensky.
Kujtojmë se trupat ukrainase kaluan kufirin me Rusinë pak ditë më parë dhe aktualisht mbajnë rreth 1000 kilometra katrorë territor, sipas vlerësimeve të tyre.
Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një “përgjigje të rëndësishme”, por fakti është se Ukraina ende po bën përparim në këtë front. /Ballkani.info/
I am constantly in touch with Commander-in-Chief Oleksandr Syrskyi, receiving reports on the frontline situation and our operations in the Kursk region. Despite the difficult and intense battles, our forces continue to advance in the Kursk region, and our state’s “exchange fund”… pic.twitter.com/5BUdEJWbcr
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 13, 2024
LEXONI EDHE:







