Zelenski ndalon hyrjen në Ukrainë për 50 vjetë për 4 ish-sportistë

Presidenti i Ukrainas, Volodymir Zelenski, ka vendosur të ndalojë hyrjen në këtë shtet për 50 vjet të 4 anëtarëve rusë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Jo vetëm kaq, por ai ka bllokuar të gjithë të mirat materiale e financiare që këta katër persona kanë në Ukrainë.

Bëhet fjalë për Shamil Tarpischev, ish-tenist dhe presidenti i federatës Ruse të tenisit, Jelena Isinbajeva, ish-atlete, kampione e botës dhe olimpike e garës së kërcimit me shkop. Këta të dy janë anëtarë të zgjedhur pranë bordit të КОN.

Ndërsa dy personat e tjerë rusë, që mbajnë titullin e anëtarëve honorifikë, janë Vitali Smirnov dhe Aleksander Popov, i pari ish-atlet dhe i dyti ish-notar dhe kampion olimpik. Këta persona konsiderohen të padëshirueshëm në Ukrainë përmes një dekreti të firmosur nga Zelenski.