Zekaj arrin në çerekfinale të turneut në Zagreb

Shpat Zekaj ka arritur në çerekfinale të turneut të xhudos “European Open” që po mbahet në Zagreb.

Zekaj në raundin e dytë të kategorisë deri 100 kilogramë mposhti Daniel Eichun e Zvicrës. Eich mori tri dënime. Në çerekfinale Zekaj do të përballet me hungarezin Zsombor Veg.