Zeka thotë se Hashim Thaçi e ka sulmu fizikisht Vuçiqin: E ka marrë karrigën para ndërkombëtarëve…

Gazetari dhe publicisti, Milaim Zeka ka thënë se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në prani të ndërkombëtarëve e ka sulmuar fizikisht presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“A e ke ti këtë informacion, Vuçiqi dhe Hashim Thaçi kanë pasur aq përplasje, sa që në një moment Hashim Thaçi e ka marrë karrigën para ndërkombëtarëve me i ra më karrigë, Vuçiqit. Pra, Thaçi e ka sulmu fizikisht presidentin serb. Kanë pasur përplasje fizike Thaçi me Vuçiqin. Por, ai nuk ka dalë para gazetarëve me thanë se kesh t’u ja lujtë nanën”, ka thënë Zeka në një emision televiziv në ATV.