Zeka thotë se futja e Behgjet Pacollit në një listë me Nismën ka qenë e gabuar, “sikur ujku me qengjin”

Kandidati për kryeministër nga radhët e PEK’ut, Milaim Zeka, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Zeka ndër të tjera thotë se Nisma dhe AAK nuk kanë marrë besimin e qytetarëve për shkak të personave që kanë futur në lista.

“Qysh mundet me i besu Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit kur u futën në një listë me Behgjet Pacollin”, ka thënë Zeka.

“Në një listë janë futur ujqit dhe një qengj i urtë. Ujku në këtë rast është Fatmiri me Jakupin ndërsa qengji është Behgjeti. Ata e kanë sulmuar shumë në të kaluarën. E kanë quajtur serbofil, rusofil dhe tona të zezat, ndërsa tani kërkuan të fitojnë vota me të”

Tutje Zeka ka thënë se futja në lista e disa emrave nga partitë politike ka qenë jo e sinqertë.

loading…